Kriza e emigrantëve, protestë në stacionin e Budapestit

426
Qindra emigrantë kanë protestuar për të dytën ditë rresht ndaj vendimit të qeverisë së Hungarisë për t’u ndaluar atyre udhëtimin drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së.Aktualisht në stacionin hekurudhor të Keletit në Budapest ndodhen rreth 2 mijë persona të cilët kanë blerë bileta për të udhëtuar më tej, por që janë detyruar të ngrenë çadra. Qindra prej tyre kanë protestuar duke bërtitur “Liri, liri” dhe duke valëvitur biletat e trenit, duke thënë se kishin paguar qindra euro për të udhëtuar. Sipas gazetarëve që ndodheshin në vendin e ngjarjes, tensionet kanë qenë të larta, pasi klandestinët janë përfshirë në një përballje me trupat e policisë. 
Sigal