Krim i rëndë në familjen shqiptare, babai vr.et djalin, gruan dhe më pas veten

31
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Rufc i ri në Lipjan të Kosovës ku babai ka vrarë të birin e gruan e më pas veten.

Ende nuk dihen rrethanat e krimit së rëndë teksa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Kjo e fundit pas marrjes së njoftimit ka gjetur tre trupat e pajetë brenda në banesë

 “Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen” deklaruan nga Policia për mediat e Kosovës.