Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ku për pasojë humbën jetën 3 persona dhe 4 të tjerë u plagosën.

Në këtë aksident u përfshi edhe eskorta e ambasadores Turke, Kivilcim Kiliç, ku kjo e fundit mbeti e plagosur.

Pas lajmit të raportuar nga mediet kosovare, ka reaguar edhe Ambasada e Turqisë në Kosovë, e cila me anë të një prononcimi për Klan Kosova, është shprehur se gjendja e ambasadores Kiliç është e qëndrueshme, ndërsa po merr ndihmën e nevojshme nga bluzat e bardha.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Slivovë të Gjilanit.