Kosova dhe Serbia paralajmërojnë katër marrëveshje të reja

513
Kater marreveshje te reja mes Kosoves e Serbise eshte parashikuar te finalizohen gjate ketij muaji.25 gushti eshte dita kur palet do te vene firmen mbi marreveshjet e bashkepunimit,mes te cilave edhe dakordesia per asosacionin e komunave me shumice serbe ne Kosove.Delegacionet,do te diskutojne edhe per lirimin e ures qendrore ne Mitrovice, çështjen e telekomunikacionit dhe energjise, te mbetura pezull prej kohesh. Perballjes se kryeministrave te Kosoves e Serbise ne Bruksel do t’i paraprije nje takim qe ekipet teknike te te dyja vendeve do ta zhvillojne me 24 gusht, nderkaq pas kryeqendres se Bashkimit Evropian, shefat e te dyja qeverive do te udhetojne ne Vjene per te marre pjese ne takimin e radhes qe rrjedh nga Procesi i Berlinit, e ne te cilin gjashte kryeministra nga vendet e Ballkanit Perendimor do te diskutojne per projektet e perbashketa infrastrukturore qe do te marrin mbeshtetjen financiare te Komisionit Evropian. Rreth dy muaj me pare negocimi i paleve per finalizimin e marreveshjeve, perfundoi pa sukses
Sigal