Koronavirusi, Spanja ia kalon Kinës për numrin e të infektuarve, 7340 të vdekur gjithsej, 812 për 24 orë

262
Sigal

Shifra të frikshme vijnë nga Spanja ku vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 812 persona. Deri tani numri i personave që kanë humbur jetën është 7340 ndërsa të infektuarit ia kanë kaluar dhe Kinës duke shkuar në 85.195.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri total i viktimave në vendin Iberik ka arritur tashmë në 7340, ndërsa numri i personave të konfirmuar si të prekur nga Covid-19 ka shkuar në 85195 shkruan El Pais.

Shifra ka një rënie të lehtë nga raportimi i një dite më parë, ku numri i viktimave në harkun e 24 orëve ishte raportuar 838.

Spanja është shteti i dytë në botë pas Italisë për numrin e të vdekurve nga COVID 19.