Mos vallë po bëhet shou dhe terror psikologjik?

365
Sigal

Një përgjigje për mjeken e nderuar, Najada Çomo, shefe e Infektivit në QSUT

Në videon e publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, më 29.03.2020, sipas edhe tekstit botuar edhe nga gazeta “Telegraf,, Najada Çomo u bën thirrje qytetarëve:
”Ju lutem qëndroni në shtëpi, është gjëja me e vogël që mund të bëni. Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi ne në Infektiv. Të sëmurët kronik e pensionistët të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi”.

Koment, nga Xhevat Mustafa
Ju mirëkuptojmë, e nderuar Najada! Nuk dyshojmë se ju janë shtuar volumi i punës dhe rreziku i infektimit, meqenëse nuk i keni në sasi dhe cilësi edhe veshjet mbrojtëse. Por, shifrat zyrtare, japin shkas të dyshohet se po hiperbolizohet gjendja dhe rreziku, apo se po bëhet shou. Me numrin e të vdekurve, 10, i bie 1 vdekur në një qytet më 280.000 banorë ose afërsisht sa Durrësi. Nga shifra e të prekurve i bie 1 në një qytet prej 14.000 banorë…Në vitet e shkuar, nga gripërat dhe viruset sezonalë apo stinorë, ka pasur shumë më tepër të prekur dhe viktima, sidomos nga mosha e tretë dhe me patologji të tjera të rënda dhe kronike! Ne si qytetarë kemi respekt e mirënjohje për të gjithë mjekët e infektivit për ato që kanë bërë dhe po bëjnë në luftën kundër coronavirusit. Por, nuk ka pse të mos kemi respekt dhe mirënjohje edhe për opinionin e 12 ekspertëve botërorë të fushës së mjekësisë, kryesisht të einfektivit dhe epidemiologjisë, që, sipas mediave tona të 29 marsit 2020, vinin në dyshim panikun, zhurmënajën dhe tymnajëmn e krijuar me rrezikun e coronavirusit. Po u referohem vetëm njërit prej tyre. Një ekip studiuesish nga Instituti Spitalor Universitar Infektiv, Marsejë, duke kryer një studim të rishikuar mbi vdekshmërinë e koronavirusit për qeverinë e Francës, thonë: “Problemi i SARS-CoV-2 është mbivlerësuar mbase, pasi 2.6 milionë njerëz vdesin nga infeksione të frymëmarrjes çdo vit në krahasim me më pak se 4000 vdekje për SARS-CoV-2 në kohën e shkrimit, në fillim mars 2020. Ky studim krahasoi shkallën e vdekshmërisë së SARS-CoV-2 në vendet e OECD (1.3%) me shkallën e vdekshmërisë së koronavirusëve të zakonshëm të identifikuar në pacientët AP-HM (0.8%) nga 1 janari 2013 deri në 2 mars 2020. Testi Chi-katror ishte kryer, dhe vlera P ishte 0.11 (jo domethënëse, jo alarmante). Tani shifrat e të prekurve dhe të vdekurve janë shumëfishuar në krahasim me 2 marsin. Megjithatë raporti mes popullsisë së përgjithshme dhe viktimave të coronavirusit në këto vende është akoma larg 1%. Natyrisht, ndjejmë keqardhje, frikë e shqetësim nga shifrat e të vdekurve në Kinë, Itali, Spanjë, SHBA dhe në vende të tjera. Por, nuk mund t’i marrim këto shifra apriori dhe symbyllur, pa bërë llogari se për vende me rreth 1.5 miliardë banorë si Kina, rreth 316 milionë banorë si SHBA, 40- 82 milionë banorë si Italia, Spanja, Britania e Madhe, Gjermania…, përqindja e të prekurve dhe e të vdekurve nuk është aq tmerrësisht për t’u frikësuar dhe shqetësuar sa shifrat zyrtare të faturuara apo lënë në derë coronavirusit. Pastaj, përse nuk ka informacion po kaq të rregullt edhe për shifrat shumëfish më të mëdha dhe optimizëm bartëse të foshnjeve që kanë lindur në një ditë, gjatë këtyre 2 muajve? Jam i bindur se kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i do qytetarët e vet jo më pak se sa na do ne shqiptarëve kryeministri yne, Edi Rama. Por, në Gjermani nuk po zbatohet kaq egërsisht, me “gjyeti pensionishtësh”, regjimi i karantinës. Mund ta argumentoj këtë me një fakt të freskët: të shtunën, më 28 mars, djali im, e shoqja dhe dy fëmijët në Gjermani, kishin dalë disa orë shëtitje me biçikleta, pa maska e doreza dhe pa u ndaluar nga asnjë polic, nëpër rrugët e periferisë së qytetit ku jetojnë.…Mos vallë, duke e gogolizuar rrezikun, ti dhe disa të tjerë, jeni urdhëruar t’i mbani iso ministres tuaj dhe kjo kryeministrit? Mos vallë fermani nga lart është që t’u imponohen rreth 2.8 milionë banorëve dhe mes tyre, 665 mijë pensionistëve, urdhërat apo vendimet arbitrare të kryeministrit- piktor për ” burg shtëpiak pa afat dhe asnjë orë liri-dalje”‘, por që reklamohet sa po na detyron t’i thyejmë ekranet, sikur është me specializim universal? Mos vallë, stërzmadhimi i rrezikut synon që të dalin nga buxheti i shtetit sa më shumë miliona euro, edhe për luks zyrash të disa shefave në QSUT, nga të cilat të përfitojnë edhe oligarkët e farmaceutikës, të ndërtimit, të pajisjeve mobiljare, elektro-elektronike-kopjuterike -teknike si dhe firmosësit dhe vulosësit e faturave? Ju lutemi, mjaft më, se po na bëni si “kryeministri që doni” dhe po na lemerisni fëmijët e vegjël me “gogolin” e goxillizuar të coronavirusit!