Koronavirusi/ Pamje shokuese në SHBA, pacientë të shtrirë korridoreve

293
Sigal

New Yorku po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së tij si pasojë e përballjes me koronavirusin.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në SHBA është të paktën 4076 persona, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, ndërsa vetëm në New York numërohen mbi 1500.

Mediat kanë publikuar pamje kaotike ku njerëzit kanë mbushur spitalet dhe shumë prej tyre po kurohen në korridore ndërkohë që rrugët e qytetit janë tërësisht të zbrazura dhe shërbimet e transportit të pezulluara.

Pamjet e dala nëpër mediat amerikane por jo vetëm tregojnë pacientë të shtrirë në shtretër në korridoret e spitalit, në Brooklyn.

Një mjek i dëshpëruar e përshkroi situatën si një ‘luftë mjekësore’ dhe kërkojnë më shumë ventilatorë dhe pajisje mbrojtëse.