Kokaina vinte nga Shqipëria, goditet grupi kriminal në Itali, katër të arrestuar

83
Sigal

Goditet grupi kriminal në Itali. Të paktën katër persona janë arrestuar. Bëhet fjalë për Tiziano Di Gioia, Andrea Di Gioia, Rocco Panettieri dhe Giuseppe De Falco.

Sakaq janë sekuestruar 3.5 kg kokainë.

Grupi kriminal furnizohej me kokaina kryesisht nga Shqipëria. Dorëzimi i drogës bëhet në një zonë e pashfrytëzuar , me kamionë të ardhur nga jashtë.

Hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit 2019 nga prokuroria e Brindisit dhe se dyshohet se në krye të organizatës ishin dy persona nga Tuturano.