Koenders: Serbia në rrugën drejt BE, duhet të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

455
Paralelisht me rrugën drejt Bashkimit Europian, Serbia duhet edhe të ndjekë edhe rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.
Kështu ka thënë ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Bert Koenders, shkruan Danas.
“Beogradi duhet të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ka thënë Koenders, duke shtuar se hapja e kapitujve 23 dhe 24 në gjysmën e parë të vitit 2016 do të varet nga fakti nëse Serbia është në gjendje për të përmbushur kriteret për hapjen e tyre dhe nëse shtetet anëtare pajtohen me këtë.
Sigal