Kerry në Itali: Bota pret sigurinë nga ne, e ne do të shkatërrojmë ISIS

500
“Bota pret sigurinë nga ne, e ne do të shkatërrojmë ISIS” u shpreh Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, gjatë fjalës së tij në takimin ministerial të 23 vendeve të koalicionit global të impenjuar në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik, “Kam besim se do ta shkatërrojmë ISIS, e sot duhet të diskutojmë e të mendojmë se si mund t’a bëjmë të mundur sa më shpejt”.
“Lufta kundër ISIS, vazhdoi ai, fitohet vetëm në fushën e betejës me forcat kurde e irakene, e Italia luan një rol thelbësor në përgatitjen e forcave irakene.”
Përsa i përket situatës në Siri kreu i diplomacisë amerikane, u shpreh se “po asistojmë në katastrofën më të madhe që nga Lufta e dytë Botërore, njerëzit vdesin urie, ushqehen me bar e gjethe e t’i ushqesh ata është një taktikë lufte e përdorur cdo ditë nga trupat e Assad.”
“Koalicioni po bën diferencën, vazhdoi Kerry, e së bashku me Afganistanin janë tashmë 66 vende të impenjuara në aleancën kundër Shtetit Islamik.
Duhet të bëjmë progrese të mëtejshme e të vazhdojmë luftën për të goditur burimet e financimit të xhihadistëve.”
Sigal