Kazakistan, aktivisti i burgosur lirohet pas pendimit

478
KAZAKISTAN- Aktivisti për të drejtat e njeriut në Kazakistan, Serikzhan Mambetalin, i dënuar me burg për “urrejtje sociale”, është liruar pasi ka shprehur pendim. Aktivisti Mambetalin së bashku me kolegun, Ermek Narymbaev, ishin dënuar përkatësisht me dy dhe tri vjet burg, më 22 janar.

Të dy aktivistët kanë thënë se nuk ndjehen fajtorë, duke u shprehur se akuzat kundër tyre ishin politikisht të motivuara. Por, më 29 janar, Mambetalin e publikoi një letër në rrjetin Facebook, ku ka shkruajtur se ishte “fajtor dhe shpreh keqardhje për gabimet” dhe ka shtuar se “ka kryer krim të paqëllimshëm”.
Ermurat Muqanov, avokat i aktivistit Mambetalin, i tha sot Radios Evropa e Lirë, se klienti i tij ishte liruar nga burgu më 30 janar, por ishte urdhëruar që të mos largohet nga kryeqyteti Alma-Atë, derisa të mbahet dëgjimi për ankesën e tij, shkruan rel. Mambetalin dhe Narymbaev, të njohur për kritikat ndaj qeverisë, ishin arrestuar në mes të muajit tetor të vitit të kaluar, pasi hetuesit i akuzuan ata për “nxitje të urrejtjes sociale” me rastin e postimeve në ‘Facebook’. Narymbaev, i cili ka refuzuar të pendohet dhe vazhdon të thotë se nuk është fajtor, mbetet në një burg në Alma-Atë.
Sigal