Katër fuqi botërore kundër Rusisë: Shkeli sovranitetin e Britanisë

771
Britania e Madhe, SHBA, Francë dhe Gjermani dolën në një deklaratë të përbashkët duke thënë se helmimi i ish-agjentit rus ishte një shkelje e sovranitetit të Britanisë së Madhe nga Rusia, shkruan RT.
Incidenti në të cilin Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmuan në Salisbury më 4 mars, përfshinin “një agjent nervash ushtarak, të zhvilluar nga Rusia”, thuhet në deklaratën e lëshuar të enjten.
Të katër vendet thanë se “incidenti ishte sulmi i parë i një agjenti nervor në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe e kanë quajtur një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar”.
Dokumenti e quajti incidentin “një sulm ndaj sovranitetit të Mbretërisë së Bashkuar”, duke shtuar se ajo ishte në kundërshtim me Konventën e Armëve Kimike (CËC) dhe të drejtën ndërkombëtare.
Uashingtoni, Parisi dhe Berlini mbështetin pretendimin e Britanisë së Madhe se Moska ishte përgjegjëse për atë që ata e quajtën “sulm”.
Sigal