Kaos në aeroportet britanike, qindra fluturime të anuluara

130
Sigal

Rreth 30 fluturime që do të transportonin 5 mijë pasagjerë janë anulluar dje në Aerportin Hithrou, për shkak të problemeve teknike që lidhen me bagazhet.

Aeroporti u kërkoi linjave ajrore të anulonin 10 përqind të fluturimeve, në dy terminale. Pamjet tregojnë një kaos me bagazhet, dhe një mori kërkesash të pasagjerëve për mosgjetjen e tyre.

Po ashtu, EasyJet, ka lajmëruar se do të shkurtojë 7 përqind të fluturimeve, të skeduluara për periudhën Korrik-Shtator.

Dhjetra mijë pasagjerë janë prekur në Britani nga parregullsitë dhe anulimet e fluturimeve në javët e fundit. Aeroporti Hithrou e mendon si zgjidhje të kaosit, anulimin e disa fluturimeve.

Qindra janë anuluar, dhe nuk dihet mirë se si do të menaxhohet kjo krizë gjatë verës. Një prej arsyeve, besohet se është reduktimi i stafit nga industria e aviacionit.

Po ashtu, ka pasur një bum kërkesash për udhëtim, që llogaritet se në periudhën Prill-Maj, të kenë qënë 7 herë më të larta në krahasim me vitin e shkuar.

E njëjta situatë paraqitet në të gjithë aeroportet e Britanisë së Madhe.