Kamioni përplas makinën, vdesin dy shqiptarë

201
Sigal

Dy të vdekur janë shkaktuar nga një aksident në Klinë të Kosovës, përfshirë një fëmijë.

Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Zajm të Klinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

 

Gashi tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

 

“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, ka deklaruar zëdhënësi policor.