Jeta e panjohur e kancelares gjermane Angela Merkel

4380
Sigal

Përplasja mes shtypit gjerman dhe atij grek për vizitën e Merkel në Greqi

Ish- komunistja e vogël sot është shndërruar në një “Zonjë e Hekurt” tashmë zbuluar në Bashkimin Evropian, por sidomos më e fuqishme se çdo kancelar, apo lider tjetër evropian shihet në eurozonë, ku bën edhe ligjin. Ajo mbetet si një udhëheqëse dhe gruaja më e fuqishme në botë. Askush nuk besonte në kandidimin e saj për kancelare të Gjermanisë, se do të fitonte dhe sot do të udhëhiqte Evropën. Lidhur me figurën e saj revista “Forbes” publikon në faqet e saj si njeriu i katërt më i fuqishëm në botë, si dhe duke mbetur për dy vitet e fundit radhazi gruaja më e “fuqishme në botë”. I gjithë ky përshkrim rreth kësaj zonjë ndodh në një kohë kur vazhdon drama financiare në eurozonë, duke gjunjëzuar disa vende të kësaj zone.. Udhëtimet e saj njëra pas tjetrës në vendet anëtare të BE, si dhe kohët e fundit në Greqi, tregon strategjinë e kësaj zonjë për të pasur nën ombrellë BE, por më shumë për të kontrolluar ekonominë në interes e Gjermanisë brenda eurozonës. Vizita e saj në Greqi tregoi më në fund se kjo grua e hekurt është udhëheqëse jo vetëm e Gjermanisë por edhe e Evropës. Kjo strategji bëri të mundur që Gjermania  60 për qind të gjithë eksportit ta kryejë brenda territorit të Evropës, duke gjunjëzuar Greqinë dhe më pas pret të gjunjëzojë Italinë, Qipron, Spanjën dhe  Portugalinë. Opozita në Greqi ( SYRYZA) me anën e liderit të saj Cipras e ka quajtur këtë vizitë të kancelares Merkel si një vizitë fiasko dhe si një dëm që i sjell mbarë Evropës.

-Vitet e panjohura të Angela Merkel

Angela Dorothea Kasner, gruaja e parë e kancelarit të Gjermanisë, u lind më 17 korrik 1954 në Hamburg. Është vajza e pastorit Horst Kasner dhe e bija e pedagoges së gjuhës angleze dhe latine  Herlind Jentzsch. Fëmijërinë e saj Angela e kaloi në një fshat të Republikës Demokratike të Gjermanisë Lindore. Aftësia e familjes për të lëvizur lirisht në mes të Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore gjatë viteve të socializmit, si dhe fakti se kjo familje kishte dy makina, duke çuar në përfundimin se babai i tij duhet të ketë pasur marrëdhënie të mira me ish-regjimin komunist, pasi liria e tillë dhe të ardhurat mujore do të kishin qenë të pamundura për një pastor kristian në vitet e vështira të asaj kohe.. Ashtu si shumica e fëmijëve të Gjermanisë Lindore, Angela Merkel ishte anëtare e Rinisë Socialiste (Free German Youth) Gjermania e Lirë, një vendim i pasuar nga zgjedhja në vitet e studentëve në degën lokale të FDJ. Veprimi i pasionuar i saj u ngrit në nivelet më të larta të organizatës lokale, duke arritur madje edhe për t’u bërë kryetar i Propagandës së Unionit. Një aktivitet i saj që natyrisht më vonë përpiqet për ta mohuar me forcë. Merkel më vonë ajo pranon se ishte me të vërtetë udhëheqëse e FDJ…

Merkel ka studiuar për kimi në Universitetin e Leipzig, vazhdoi shkollimin e saj akademik dhe ka marrë titullin e docentit në kiminë kuantike, gjithashtu ka punuar për pak kohë në nivel kërkimore. Ngjarjet historike te vitit 1989 dhe rënia e Murit të Berlinit, e drejtuan zonjën Merkel nga studiues të kërkimeve të fushës së kimisë në atë të politikës, duke qenë më aktivë se kurrë, duke marrë pjesë në Partinë Republikane të Berlinin Lindor dhe në zgjedhjet e ardhshme, të vetmet zgjedhje të lira në Gjermaninë Lindore ribashkimi i të dy vendeve zgjidhet deputete. Pas bashkimit të Gjermanisë të vitit 1990, Merkel u zgjodh në Parlamentin Gjerman, që nga ajo kohë e deri më sot ka qenë që një anëtare e vazhdueshme e Bundestagut. Pjesa tjetër e jetës politike është shumë mirë i njohur deri më sot. Në jetën e saj personale, Angela Kasner martohet në vitin 1997 me një student të degës së fizikës, Ulrich Merkel, ku 12 vjet më vonë u divorcua në vitin 1982. Burri i saj i dytë, me të cilin është i martuar ende, është një profesor i kimisë Joachim Sauer. Zonja Merkel nuk ka fëmijë me burrin e dytë, por  ka dy djem të rritur nga martesa e mëparshme.

Kujtesa e parë e saj politike është ndërtimi i Murit të Berlinit në gusht të vitit 1961. E dyta, vrasja e presidentit John F. SHBA Kennedy. Anglea Merkel në vitet e saj si studente ka punuar kameriere në Diskotek. Merkel e konsideron veten një kuzhiniere të mirë, ku specialitetet e saj më të mira janë supat, ushqime deti, si  dhe natyrisht dhe ëmbëlsirat. Por simbas publikimev e mësohet se ish kancelari Helmut Kohl ishte mësuar ta thërriste “vajza ime e vogël”.

-Shtypi gjerman: “Merkel inkurajon grekët”

Për një vizitë me karakter kryesisht simbolik ku dërgoi mesazhe të rëndësishme përmend shtypi gjerman, duke reflektuar titujt e fotografive nga takimi i djeshëm Merkel-Samaras në Athinë, thekson Deutsche Ëelle. “Zeitung Süddeutsche” në faqen e parë publikon se “Merkel u jep kuraje grekëve”, duke shtuar: “Kancelari i njeh përpjekjet e Athinës duke theksuar se sakrifica që ne ju kërkojmë si vend është e madhe, por rruga është shumë e vështirë, por ia vlen”. Kryeministri grek Antonis Samaras premton se do të zbatojnë reformat. Dhjetëra mijëra në rrugë”. Në një artikull në të njëjtën gazetë publikohet se “askush nuk e merr seriozisht mundësinë e largimit të Greqisë nga euro”. “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka titulluar “Merkel inkurajon grekët”, duke vënë në dukje me nëntitujt se “Demonstratat gjatë vizitës. Eurogroup rrit presionin mbi Greqinë”. “Spiegel Online’ shkruan: “Vizita Merkel: Shtrëngime të nxehta duarsh. “Mijëra policë në rrugë, protestuesit kanë hedhur bomba zjarri, në një kohë që para kamerave Merkel dhe Samaras shkëmbyen mirësinë. Vizita është projektuar për të nxjerrë në pah lidhjet mes dy vendeve. Takimi ishte shumë simbolik”. “Revista Focus” publikon në faqen e saj një artikull të titulluar “Të nderuar Grekë Angela Merkel nuk e meriton urrejtjen tuaj”, jo vetëm në gjermanisht, por edhe në greqisht. Në një publikim vërehet: “Qëllimi nuk është që i forti t’i japë urdhrat të dobëtit. Nuk është një diktim. Çështja është për të siguruar mbijetesën e vendit tuaj të bukur. Të forcohet Evropa përsëri dhe të qëndrojë kontinentin në konkurrencën globale.

Bild: Grekët mosmirënjohës

“Kjo nuk ja vlen për Gjermaninë!” Është titulli i sotëm i publikuar në gazetën gjermane “Bild” që i referohet vizitës së Kancelares gjermane në Greqi, duke u fokusuar tek ngjarjet që kanë ndodhur në qendër të Athinës dhe grekëve, duke i quajtur  “mosmirënjohës.” Nuk ia vlen Zonjës Merkel dhe Gjermanisë për të djegur flamujt dhe duke e shfaqur naziste si Hitleri shkruan gazeta. “Nga një anë rrugët ishin bosh dhe zogjtë këndonin jashtë Kryeministrisë Maximos, ku u bë edhe takimi i Kancelares dhe Kryeministrit të Greqisë, Antonis Samaras, nga ana tjetër mijëra protestues dogjën flamujt nazistë dhe bërtisnin: “Merkel na i merr të gjitha”.