Japonia gati për “luftë” / Armatoset përballë kërcënimit nga Kina dhe Koreja e Veriut

254
Sigal

Për të dytin vit radhazi, qeveria e Japonisë ka miratuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes së vendit, për të zhvilluar raketa me rreze të gjatë.

Kjo vjen për shkak të kërcënimeve nga Kina dhe Koreja e Veriut, ndërsa vendi duket se po merr masat për çdo situatë.

Buxheti rekord prej 51.7 miliardë dollarë, i planifikuar për vitin fiskal 2021, parashikon një rritje prej 1.1% mbi buxhetin e vitit aktual.

Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për të forcuar aftësinë raketore të Japonisë, duke përfshirë 324 milionë dollarë për të zhvilluar raketa me anije me rreze të gjatë që mund të aktivizohen nga luftanijet ose avionët luftarakë.

Ndërkohë, me 144 milionë dollar do të blihen raketa JSM për avionët luftarakë F-35.