Jahajaga: Nikoliç të kthjellet dhe vetëdijësohet, Kosova e pavarur

484
Tre ditë pas fyerjeve në adresë të saj dhe shtetit të Kosovës nga Presidenti serb Tomisllav Nikoliç, vjen edhe reagimi nga Presidentja Atifete Jahjava.
Ajo i bën thirrje homologut të saj serb se duhet të vetëdijësohet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe i njohur deri më tani nga 110 shtete.
“Presidenti Nikoliç duhet të kthjellet dhe të pranojë se Kosova është një shtet i pavarur dhe Sovran.Ai duhet të kthjellet me realitetin e ri të Kosovës, që Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe i njohur nga 110 shtete të botës. Vetë prezenca ime në atë tavolinë me të gjithë presidentet e tjerë të rajonit, duke përfshirë dhe presidentin e Austrisë, është dëshmia më e mirë që jemi të barabartë me të gjitha vendet e tjera”,tha ajo.
Këto komente Jahjaga i bëri gjatë vizitës që zhvilloi bashkë me zyrtarë të USAID-it në një biznes fason në Prishtinë, ku pa nga afër mundësinë e punësimit të grave në këtë kompani.
Përplasja mes Nikoliç dhe Jahjagës u regjistrua gjatë samitit “Brdo-Brioni”, mbajtur në Budva me 8 qershor.
“Mos mendoni se po udhëhiqni një shtet të vogël, pasi Kosova kurrë nuk do të jetë i tillë.Ju nuk po përmbushni detyrimet e marrëveshjes së Brukselit dhe se kjo praktikë duhet të ndërrohet që të mund të arrihet një marrëveshje e vërtetë me serbët, në vend që të mendoni se jeni një shtet, të cilin gjysma e njerëzimit nuk e njeh” mësohet ti ketë thënë Nikoliç- Jahjagës.
Nikoliç ka prekur edhe çështjen e Kumanovës, duke u shprehur se shqiptarët po vrasin forcat e rendit maqedonase.
Sigal