Ja situata nga COVID-19 në Greqi,Spanjë dhe Portulagi

370
Sigal

Nga Shpëtim Zinxhiria

GREQI / AKSIDENTI NË PUNË I MERR JETEN 35-VJEÇARIT SHQIPTAR

Një ngjarrje e rëndë ka ndodhur në Pllaka Naksou ku një shqiptar 35-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë një aksidenti në punë. Shqiptari punonte në sektorin e ndërtimit dhe gjatë hapjes së një grope nëntokësore për vendosjen e një depozitë është bllokuar nga shembja e dheut, duke humbur jetën. 35-vjeçari fatkeq u transportua menjëherë me makinë private në Spitalin Naxos ku për fat të keq u konfirmua vdekja e tij. Departamenti i Policisë Naxos po heton rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa pronari i ndërtimit u arrestua.

COVID-19: Të vdekurit në Portugali u dyfishuan

Të vdekurit kanë arritur në 12 ndërsa rastet e konfirmuara kanë tejkaluar 1.280. Virusi vdekjeprurës po përhapet gjithashtu në Portugali. Numri i vdekjeve nga COVID-19 është dyfishuar brenda natës, në 12, me infeksione që tejkalojnë 1.280 nga 1.059, sipas shërbimeve shëndetësore të vendit. COVID-19: Spanja në gjurmët e Italisë – 324 të vdekur në 24 orë, gjithsej 1,326 Numri i incidenteve u rrit në Spanjë në 24.926, nga 19.980 të Premten. Numri i vdekjeve nga coronavirusi sot në Spanjë u rrit në 1.326 nga 1.002 dje, sipas të dhënave të fundit nga ministria e shëndetësisë e vendit. Numri i të prekurve është rritur në 24.926 sot nga 19.980 njoftuar dje.

COVID-19: Spanja në gjurmët e Italisë – 324 të vdekur në 24 orë, gjithsej 1,326

Numri i incidenteve u rrit në Spanjë në 24.926, nga 19.980 të Premten. Numri i vdekjeve nga coronavirusi sot në Spanjë u rrit në 1.326 nga 1.002 dje, sipas të dhënave të fundit nga ministria e shëndetësisë e vendit. Numri i të prekurve është rritur në 24.926 sot nga 19.980 njoftuar dje.

Greqi / 3 të vdekur sot, shkon ne 13 numri i viktimave për shkak të coronavirusit

Numri i viktimave në Greqi është rritur për shkak të coronavirusit, pasi nga 10 që ishin njohur deri në mbrëmjen e së Premtes, u njoftua të Shtunën se 13 njerëz kanë humbur jeten Raportohet se është një burrë 84-vjeçar i shtruar në spital në Sotiria në Athinë, një burrë tjetër në AHEPA në Selanik dhe një grua 94-vjeçare në Spitalin Pamakkaristos të Athinës.