Ja shpikja e tre ‘skifterëve’ shqiptarë, grabitën 200 mijë euro cash

449
Sigal

Tre grabitës shqiptarë
që cilët kishin vjedhur sende me vlerë që arrinin deri në gjysmë milion euro,
janë arrestuar sot nga policia italiane në Genoa. Mes sendeve të sekuestruara
gjendeshin ar, argjend dhe monedha të huaja cash.

Grupi i shqiptarëve
duke përfituar nga periudha e festave, kishin kryer një seri grabitjesh gjatë
muajit dhjetor në zonën e Castelletto-s.

Shqiptarët e arrestuar
janë të moshës 24 deri në 33 vjeç. Dy prej tyre kishin precedent, ndërsa i
treti kishte shkuar në vendin fqinj më 10 dhjetor.

 

Në automjetin e njërit
prej tyre u gjetën dy cilindrat me gaz, që përdoreshin për të hapur dyert e
apartamenteve.

Në një rast,
“skifterët” shqiptarë kishin arritur të merrnin 200 mijë euro duke hapur një
kasafortë.

Policia zbuloi në
banesat e tyre një magazinë të vërtetë me sende të grabitura. Ndërkohë që
karabinierët nuk bëjnë të ditur identitetin e tre shqiptareve te arrestuar.