Ja kush ishte gjenerali i vrarë sot nga bombardimet ruse

529
Rusia po bombardon rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane, të cilët shumë prejt tyre janë trajnuar nga SHBA. Këtë së fundi e kanë publikuar edhe shumë media perëndimore, por edhe senatori amerikan, John McCain konfirmoi lajmin. Kjo është në kundërshtim me betimin e Putinit që ndërhyrja ruse vjen për shkak të mposhtjes së ISIS.

Nga bombardimet e sotme ruse, është vrarë edhe një gjeneral i rebelëve modern, pjesë e brigadës “Liri për Homsin”, Al Deek. Këtë e ka konfirmuar vetë grupi i tij në internet. Ai është paraqitur si njëri ndër ushtarët më eficientë dhe pro perëndimor të Sirisë.
Sigal