‘Akuza për korrupsion dhe blerje të mediave’/ Ish-kancelari i Austrisë dorëzon mandatin e deputetit

196
Sigal

Ish-kreu i Partisë Popullore të Austrisë (OVP), Sebastian Kurz ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e deputetit, pas akuzave korrupsion dhe nisjes së hetimeve ndaj tij.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kruz ka falënderuar ndjekësit për urimet e shumta pozitive, veçanërisht për lindjen e një djali, “Po shijojmë kohën me Kostandinin tonë”, shkruan ai.

Austriaku tha për të përditshmen vjenezë, “Kronen Zeitung” se po heq dorë nga e drejta për të ardhurat që i takojnë sipas ligjit.

Ai ka të drejtë të merr 75 për qind të pagës që është më e lartë se 15 mijë euro bruto në muaj, aq sa merrte si kreu i grupit parlamentar. Kjo do të thotë se për gjashtë muaj, me bonusin e Krishtlindjeve, ai mund të merrte më shumë se 75 mijë euro nga shteti.

Ish-kancelari tha se tani dëshiron “vetëm ta shikojë fëmijën për orë të tëra” dhe se planifikon të hyjë në sektorin privat në fillim të vitit të ardhshëm.

Kurz-i dha dorëheqjen si kryetar i qeverisë në tetor, pasi hetuesit e korrupsionit bastisën ndër të tjera kancelarinë dhe selinë e ÖVP, pasi ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë dyshohen nga prokuroria se kanë publikuar në media sondazhe të manipuluara.

Për këtë qëllim thuhet se janë shpërdorur fonde publike.

Ata akuzohen veçanërisht për shkelje të besimit. Kurz, i cili kundërshton akuzat, u bë anëtar i parlamentit si kryetar grupi parlamentar, pasi dha dorëheqjen nga posti i tij. Ai mbeti gjithashtu kryetar i ÖVP.