Italiani i vrarë nga ISIS ka jetuar edhe në Shqipëri

499
Italiani Cesare Tavello 50 vjeç i vrarë në kryeqytetin e Dakës në Bangladesh në një atentant terrorist, ndaj të cilit Shteti Islamik ISIS ka pranuar autorësinë, ka jetuar në disa vende të botës mes të cilave dhe Shqipëria. Me profesionin veteriner, Cesare Tavello punonte si Projekt menaxher i specializuar në sektorin e blegtorisë e bujqësisë, me organizatën ndërkombëtare ICOO Cooperation në ndihmë të vendeve në zhvillim e sipër. Në profilin e tij në web italIAni shkruan se kishte kryer eksperienca pune në Shqiprëi, Armeni, Bangladesh, Kamboxhia, Kamerun, Francë, IndonezI, Italia, Kenia, Mongolia, Kore e Veriut, Rumani, Rusi, Somalia, Sri Lanka, Sudan, Yemen.
Menjëherë pas përhapjes së lajmit mbi vrasjen e italianit, Shteti Islamik ISIS ka pranuar në Twitter autorësinë e vrasjes, lajm i konfirmuar dhe media lokale Daily Star si dhe nga Rita Katz, kreu i Site Intelligence Group, insituti amerikan që merret me monitorimin e aktivitetit xhihadist në botë.
Në Twitter, luftëtarët e Shtetit Islamik shkruajnë: “Në një operacion special të ushtarëve të Kalifatit, është marrë në shënjesër duke u ndjekur në një rrugë të Dakës, dhe është qëlluar për vdekje me armë zjarri pa gjurmë, kryqëzatori i neveritshëm Cesare Tavella. I lavdueshëm qoftë Zoti! Të gjthë anëtarëve të koalicionit të kryqëzatave u themi se nuk do të jeni të sigurt në tokat myslimane.”
Italiani Cesare Tavella u ekzekutua nga njerëz të armatosur në bordin e një motori, ndërsa po bënte jogging në lagjen diplomatike të Dakës, në Bangladesh.
Ministria e Jashtme italiane ka konfermuar vasjen, ndërsa Ministri i Jashtëm Paolo Gentiloni i cili aktualisht gjëndet në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e OKB, është shprehur se shërbimi i inteligjencës italiane po punon në bashkëpunim me shërbimin sekret vendas e atë ndërkombëtarë për të verifikuar vërtetësinë e vrasjes së italianit nga shteti islamik ISIS.
Gjatë ditës së sotme e përditshmja Daily Star ka informuar se ambasada e SHBA ka këshilluar qytetarët amerikanw që jetojnë në Bangladesh të limitojnë lëvizjet e tyre. Në një komunikatë të Komitetit të Konsulencës “Përtejdetit” thuhet se militantët terroristë mund të kenë projektuar sulme në interes të Australisë e Bangladesh, sulme që mund të përfshijnë dhe nënshtetas të huaj dhe ata amerikanë.
Ndërsa Ministri i Brendshëm i Bangladeshit, Asaduzzaman Khan Kamal, gjatë një konference për shtypi në ditën e sotme ka deklaruar se ende nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes ISIS e vrasjes së italianit.
“ISIS në Bangladesh nuk ekziston, tha ai, e kushdo që është përpjekur të rekrutohet në këtë grup terrorist është arrestuar.”
Sigal