Itali/ Sekuestrohet kokainë dhe 68 mijë euro, në pranga tre shqiptarë, mes tyre nëna me djalin

277
Sigal

Policia italiane ka vënë në prānga tre shqiptarë, në kuadër të një operacioni ku u sekuestruan 2 kilogramë kokāinë dhe 68 mijë euro. Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuārit janë një djalë 24-vjeç, me origjinë shqiptare dhe nëna e tij, me banim në Gualdo Tadino, si dhe një 31-vjeçar shqiptar. Hetimi për ekzistencën e një grupi të trāfikimit të drōgës nisi pas arrestimit të një 21-vjeçari, i cili ishte prāngosur disa ditë më parë në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër. 24-vjeçari u ndalua, pas vëzhgimit për rreth dy ditë dhe u vu re se ai komunikoi me një tjetër person, që nuk ishte i zonës dhe e ftoi atë ta ndiqte. Të dy personat e dyshimtë u ndoqën derisa arritën para një shtëpie në qendër të Gualdo Tadino, ku një djalë u afrua me një zarf në dorë. Ata u futën në banesë dhe në këtë moment policia ndërhyri. Ata tentuan arrātisjen, por u neutralizuan menjëherë. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi dy kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro në dhomën e nënës. Të tre u arrestuan për mbajtje dhe trāfikim të drogës dhe u shoqëruan në burgun e “Capanne”.