Itali/ Rrëmbyen dhe përdhunuan katër vajza minorene, arrestohen tre shqiptarë dhe dy marokenë

364
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku katër vajza minorene janë mbajtur të mbyllura dhe janë abuzuar për tre orë nga pesë djem, tre prej tyre shqiptarë dhe dy maroken.

Ngjarja ka ndodhur më 14 korrik të vitit të kaluar ndërsa pesë të rinjtë, dy prej të cilëve minorenë,  u arrestuan mëngjesin e sotëm nga policia. Ngjarja ndodhi në zonën Canturino, në apartamentin një prej të arrestuarve, pasi pesë miqtë, tre shqiptarët dhe dy marokenët i kishin ftuar vajzat brenda.

Sipas akuzave, të arrestuarit, të cilët kishin qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, i kishin mbyllur më pas minorenet në një dhomë dhe i kanë mbajtur aty për tre orë nën kërcënimin se do ti “hidhnin nga dritarja”.

Më pas, sipas karabinerëvë kishin vënë në shënjestër një 16 vjeçare e cila u abuzua dhe u keqtrajtuar. Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “ dhunë seksuale në grup”, “lëndim dhe rrëmbim personi”, ndërsa mbi dy minorenët do të rëndojnë edhe akuzat për “mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Image