Itali, qeni detektiv zbulon 1.5 kg kokainë, pranga trafikantit shqiptar

500
Një emigrant shqiptar ka rënë dje në prangat e policisë italiane, pasi iu gjetën 1.5 kg kokainë. Bëhet fjalë për Mirjian Qarrin, 36 vjeç, rezident në zonën e Luças në komunën Altopascio. Mësohet se droga ishte fshehur në banesën e tij, i ndarë në pako të ndryshme. Ai që ka zbuluar sasinë e kokainës ka qenë pikërisht qeni-detektiv i policisë që ka nuhatur diçka ‘rreziku’ në banesën e shqiptarit.
Policia e udhëhequr nga qeni, Rocco, ka zbuluar si fillim 6 qese me kokainë të mbledhura me letër celofan, e fshehur në një kovë në garazh. Sakaq, 4 qese të tjera u gjetën në një kuti këpucësh. Sipas hetuesve të çështjes, droga droga se ishte vendosur të tregtohej, por jo vetëm nëpër lokale.
Gjatë kontrollit, në dhomën e gjumit u gjet dhe një zarf, i cili kishte 26 mijë euro. Kjo shumë lekësh sipas Qarrit ishte fryt i punës së tij si koleksionist hekuri në Shqipëri, ndërsa pohoi se ishte në përpjekje për të blerë një makinë të re. Mësohet se 36-vjeçari përdorte dhe një emër tjetër, përkatësisht; Dashamir Tabaku. Sakaq, ai pritet të dal para gjykatës më datën 20 korrik, ndërsa akuzohet për veprën penale “Trafik të lëndëve narkotike”.
Sigal