Itali, Porti i Barit, 66% e pasagjerëve me destinacion Shqipërinë

306
Autoritetet e Portit të Barit kanë regjistruar gjatë javës së sapo mbyllur një rekord tranziti pasegjerësh me destinacion Shqipërinë. Ndër 61 mijë pasegjerë e 14 mijë makina të tranzituara në këtë port 66% e tyre kanë pikëmbërritje Shqipërinë. Sipas të dhënave të regjistruara nga porti i Barit konfirmohet një rritje e fluksit të turistëve drejt Shqipërisë e verifikueshme nga kalimi përmes këtij porti të një numri të madh të të rinjve italianë që kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri si dhe të automjeteve të tipit rulote turistësh udhëtues.

Statistikat e Portit të Barit në krahasim me një vit më parë konfirmojnë një rritje të trafikut të trageteve në linjën Bari- Shqipëri, një shtim me 17.7% të numrit të pasegjerëve dhe me 32.3% të automjeteve të cdo tipi. Komisari i lartë i autoritetit të Portit të Barit, Francesco Mariano ka deklaruar se së fundmi janë kryer investime të rëndësishme për të modernizuar ambientet e pritjes së pasegjerëve me destinacion Shqipërinë si dhe vënien në dispozicion të një trageti të ri me shërbime më të mira për pasegjerët që udhëtojnë nga Shqipëria sipas aspetativave të Qeverisë Shqiptare, të pretenduara disa herë gjatë viteve të fundit.