Sigal

Një 26 vjeçar nga Shqipëria ka rënë në prangat e policisë italiane për vjedhje. Midis gjerave që i riu dispononte ishin edhe disa objekte të shenjta, monedha të huaja dhe piktura të lashta dhe gurë të çmuar, të gjitha të vjedhura nga disa apartamente dhe nga një kishë në Bergamo.

26 vjeçari identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur kishte arritur të hynte ilegalisht në Itali pavarësisht urdhërit të deportimit në vitin 2016.

Objektet e vjedhura i mbante në shtëpinë  e tij në Viale Sarca në krahinën e Bergamos. I riu pavarësisht se ishte i parregullt, shkonte në palestër, ndiqte universitetin dhe kishte arritur të specializohej në Universitetin e Bocconit në Milano.