Itali/ Kërkohej në gjithë Europën, shqiptari kapet nga carabinieri

368
Sigal

Një shqiptar, trafikant droge i kërkuar në të gjithë Europën është vënë në pranga në Ostia, Itali.

Siç bëhet e ditur nga mediat italiane, ai është një 44-vjeçar, i cili është prangosur së bashku me 2 persona të tjerë.

Ndaj 44-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga drejtësia shqiptare që në vitin 2016, por që kishte mundur të shpëtonte.

Pas arrestimi është dërguar në qelitë e burgut ‘Regina Coeli’ për të vuajtur dënimin prej 5 vitesh burg.