Tha se ishte në Spanjë, u arrestua për vjedhje në Mal të Zi, sillet në Tiranë!

780
Një 27 vjeçar i arratisur nga burgu u Fushë Krujës, pasi kishte marrë leje, është ekstradua nga Mali i Zi në drejtim të Tiranës më 10 shkurt.

Shtetasi Kristjan Lumaj, banues në Ivanaj, Malësi e Madhe kishte marrë leje nga burgu, ndërsa u arratis në drejtim të shtetit malazez.

Komisariati i policisë Krujës ka ekzekutuar urdhrin e prokurorisë në ngarkim të të riut.

Ai ishte dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Apelit në Shkodër për vjedhje me dhunë në bashkëpunim, ndërsa më datë 4 korrik 2012, është dërguar në burgun e Fushë Krujës për të kryer burgimin. Më datë 21.05.2014-26.05.2014 kishte përfituar leje shpërblyese nga burgu, por nuk është rikthyer në Institucionin e vuajtjes së dënimit.

Në vijim u shpall në kërkim dhe u bë e mundur kapja e tij, në Mal të Zi.

Më 10 gusht të vitit 2014, i riu u arrestua nga autoritetet malazeze për grabitje me armë të një dyqani në një qytet kufitar në vendin fqinj.

Lumaj kishte deklaruar se ishte emigrantë në Spanjë dhe se vuante nga veshkave, por qëndron ndodhej qindra km larg dhe afër Shqipërisë. Ai akuzohet edhe për plagosjen e një punonjësi policie gjatë aksionit të arrestimit.
Sigal