Sigal

Policia italiane ka vënë në pranga sot kreun e ri të mafias siçialiane.

Pas arrestimit të Toto Rinës, ‘Cosa Nostra’ kishte emëruar një kryetar të ri, i cili e ka drejtuar organizatën mafioze prej vitesh.

80-vjeçari Settimo Mineo, argjendar nga Palermo, me një aktivitet kriminal prej shumë dekadash si kapo i klanit Pagliarello, ishte zgjedhur kreu i komisionit provincial të Palermos, funksion që më parë e mbante Salvatore Riina.

Por mëngjesin e sotëm ai është vënë në pranga së bashku me 45 persona të tjerë, të gjithë anëtarë të organizatës mafioze.

Hetimet e Antimafias italiane kanë zbardhur se kupola e Cosa Nostra është mbledhur më 29 maj të 2018, për të riorganizuar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës e basteve online si dhe për të zgjedhur bosin e ri.

Kjo është hera e parë që kupola e Cosa Nostra mblidhet pas takimit të fundit të mbajtur 25 vite më parë më 1993.