Itali – Grabitje në vlerë gjysëm milioni euro. Shkatërrohet banda shqiptare

853
Policia italiane e qytetit të Bergamos ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 7 shtetas shqiptarë, 2 prej të cilëve nën urdhërin e detyrimit të mos largimit nga territori, si anëtarë të një bande e specializuar në grabitje vilash, dyqanesh e banesash.

Banda vepronte në të gjithë Italinë Veriore e hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se vetëm në provincat e Verbania, Novara, Aosta, Lecco e Bergamo, kanë kryer 52 grabitje në vlerë gjysëm milionë euro.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 20 deri në 43 vjec e janë vënë nën pranga falë profileve të tyre në facebook ku herë pas here publikonin fotografi peisazhesh nga vendet ku ata kryenin grabitje.

Hetimet e policisë italiane kanë nisur më qershorin e një viti më parë duke vërtetuar se banda e grabitësve vepronte kryesisht në orët e vona të natës.

Anëtarët e saj linin takim në një bar në zonën e Brianzas nga ku niseshin për të kryer aktivitetin e tyre kriminal.

Shqiptarët e arrestuar janë;
1 Kristian Bibaj 29 vjec, pa leje qëndrimmi të rregult në Itali. Aktuakisht i transferuar në burgun e Torinos.
2- Klajdi Lleshaj 20 vjec, me dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali, rezident në Monza e aktualisht nën urdhërin e arrestit shtëpiak.
3- Franko Gjeci 25 vjec me leje të rregullt qëndrimi në Itali, rezident në Vaprio D’Adda e aktualisht në gjëndejn e arrestit me burgun e Vercellit.
4- Ilir Ndrejaja 43 vjec pa leje qëndrimi të rregullt në Itali e aktualisht nën arrest në burgun e Trentos.
5- Vitor Nikolli 32 vjec pa leje qëndrimi të rregullt në Itali e nën urdhërin e arrestimit në burgun e Leccos.
6- Dorian Marku 21 vjec me leje qëndrimi të rregullt në Itali, rezident në Cassano D’Adda, e nën urdhërin e mos largimit nga territori
7- Aldo Vela 27 vjec me leje qëndrimi të rregullt në Itali , rezident në Torino nën urdhërin e mos largimit nga territori.
Grabitjet e bandës shqitpare e të dokumenturara nga policia italiane
08/05/2015 grabitje në BROVELLO CARPUGNINO (VB) 
16/05/2015 grabitje në PIEVE VERGONTE (VB) 
22/05/2015 dy grabitje në STRESA (VB) 
29/05/2015 në PIEVE VERGONTE (VB) 
30/05/2015 tre grabitje në SAN BERNARDINO VERBANO (VB) 
05/06/2015 grabitje nëMERGOZZO (VB) 
11/06/2015 4 grabitje në FENIS (AO) 
24/07/2015 2 grabitje në MERGOZZO (VB) 
1/08/2015 grabitje në ANZOLA D’SSOLA (VB) 
7-8/08/2015 grabitje në MERGOZZO (VB) 
9/11/2015 grabitje në MEINA (NO) 
13/11/2015 grabitje në PIEVE VERGONTE (VB) 
24/11/2015 grabitje në BELGIRATE (VB) 
03/12/2015 2 grabitje në BAVENO (VB) 
8/12/2015 grabitje në ALBINO (BG) 
10/12/2015 grabitje në CENE (BG) 
14/12/2015 grabitje në CAPRINO BERGAMASCO (BG) 
15/01/2016 2 grabitje në RONCOLA (BG) 
27/01/2016 grabitje në CLUSONE (BG) 
29/01/2016 2 grabitje në CLUSONE (BG) 
30/01/2016 grabitje në CASNIGO (BG) 
3/02/2016 grabitje nëCAPIZZONE (BG) 
04/02/2016 grabitje në MEINA (NO) 
5/02/2016 grabitje në CLUSONE (BG) 
5/02/2016 grabitje në LEFFE (BG) 
13/02/2016 2 grabitje në ALBINO (BG) 
18/02/ 2016 3 grabitje në A BAVENO (VB) 
02/06/2016 grabitje në OSNAGO (LC) 
17/06/2016 2 grabitje në BAVENO (VB) 
18/06/2016 4 grabitje në BAVENO (VB) 
24/06/2016 2 grabitje në PIEVE VERGONTE (VB) 
25/06/2016 grabitje në OSNAGO (LC) 
02/07/2016 grabitje në BAVENO (VB
Sigal