Komisionet e vettingut/ Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme më 11 prill

454
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare pasditen e së martës, më 11 prill, për të diskutuar dhe miratuar komisionet e vettingut. Ditën e djeshme, Avokati i Popullit dorëzoi në Kuvend listat dhe dosjet e aplikantëve pas verifikimit nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Përmes një shkrese zyrtare, kreu i kuvendit Ilir Meta ka firmosur mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme plenare ditën e martë, në orën 16:00.



Sigal