Itali, Asamblea e Peshkopëve italianë kundër qeverisë në mbrojtje të emigrantëve

470
Konferenca Episkopale Italiane CEI e njohur ndryshe si Asamblea e Përhershme e Peshkopëve Italianë dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj imzot Gallatino akuzojnë qeverinë Italiane për moasangazhim serioz ndaj problematikës së emigracionit. Sipas CEI ligjet italiane në shumicën e rasteve i rikthejnë nga kanë ardhur emigrantët dhe nuk parashikojnë integrimin pozitiv të tyre në shoqëri.

“Nuk mjafton, -vazhdon akuzën Përfaqësuesi i Peshkopëve italiane, imzot Gallatino, vetëm të shpëtosh jetë në det për të vënë në vend koshiencën kombëtare.”
Përsa i përket deklaratave të orëve të fundit të disa qarkeve politike italiane se CEI e Karitas përfitojmë ekonomikisht nga emigrantët, imzot Gallatino i quan banalitete të frikshme. “Në strukturat tona, -u shpreh ai ,Policia italiane sjell për të sistemuar emigrantët për të mos u kujtuar më për ta. Mitingashë ka shumë, mitingashë që flasin nga foltore pijetoresh e me thashetheme kafenesh që të rimarra nga media rrezikojnë të shkaktojnë konflikte serioze.”
Ka peshkopë që i kanë hapur dyert e tyre emigrantëve e nuk i kanë mbushur kurrë xhepat me para, por përkundrazi. Le ta bëjnë të njëjtën gjë dhe politikanët.”
Politikanët të cilët i referohet Sekretari i Përgjithshëm i CEI janë lideri i Lidhjes së Veriut Matteo Salvini, Lideri i Lëvizjes 5 Yje Beppe Grillo e governatori i rajonit të Venetos Lucca Zaia.

Të tre këta personazhe të politikës italiane kanë sulmuar gjatë ditëve të fundit Vatikanin e drejtpërdrejtë Papa Fraceskon për apelin e tij në favor të mikpritjes ndaj emigrantëve. Por akuza e kreut të peshkopëve italianë ndaj qeverisë e politikës ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të liderit të Lidhjes së Veriut Matteo Salvini i cili duke hedhur pyetjen se nëse Italia është Republikë e pavarur apo varet nga Vatikani, deklaron se “se emigracioni pa limit e pa rregulla është vetëm kaos. Italia para se të mendojë për emigrantët duhet të zgjidhë problemet e saj me 4 milionë të papunë e 9 milionë të varfër.” Ndërkohë vazhdojnë të zbarkojnë në brigjet italiane anije me emigrantë të nisur nga Afrika e Veriut. Gjatë orëve të fundit në Rexhio Kalabria kanë mbërritur 417 klandestinë të kombësive të ndryshme, ndërsa në Sicili kanë zbarkuar 202 të tjerë mes të cilëve 36 gra e 15 fëmijë.
Sigal