Anglia ekstradon 47 vjeçarin nga Tropoja

517
Një 47-vjeçar i dënuar me 12 vjet burg për vrasje është ekstraduar nga Britania e Madhe. Përparim Lamnica nga Tropoja është ekstraduar të enjten nga Zyra e Interpolit në Manchester, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dënuar atë me 12 vjet burg për vrasje me dashje.
Ngjarja ka ndodhur më 8 tetor të vitit 1994, rreth orës 22.00, në ish-hotel “Kosova” të qytetit Bajram Curri. Lamnica ka qëlluar për vdekje me levë shtetasin L. Gj., pas një konflikti që ka patur me të.
Sigal