Itali, arrestohen dy shqiptarë për trafikim droge

530
Policia italiane e qytetit të Raguzës, në Sicili ka vënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës dy vëllezër shqiptarë Ardi Hasanaj 18-vjeç dhe Dragan Hasanaj 23-vjeç.

Dy vëllezërit janë arrestuar në flagarancë ndërsa po trafikonin lëndën narkotike në stacionin e autobuzëve në hyrje të qytetit të Raguzës.

Në zotërim të 18-vjeçarit Ardi Hasanj janë gjetur rreth 1 kg marijuanë e kokainë.

Në momentin e ndalimit dy vellezërit shqiptarë kanë tentuar t’i shmangen policisë por janë bllokuar pak metra më larg stacionit të autobuzëve.

Vetëm 3 muaj më parë policia e Raguzës ka ndaluar Dragan Hasanj me 300 gr marijuanë.
Sigal