Itali – Arrestohen dy korrierë shqiptarë, u kapën me 3.5 kg kokainë

465
Dy korrierë droge me shtetësi shqiptarë janë arrestuar nga Polcia Italiane.
Policia financiare e qytetit të Komos pas një kontrolli të zakonshëm në rrugët e qytetit ka arrestuar dy shqiptarë jo rezidentë në Itali me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndës narkotike të tipit kokainë.

Në automjetin me të cilin ata udhëtonin, me targë gjermane dhe në pronësi të një personi të tretë banues në Gjermani, janë gjetur 3.5 kg kokainë e pastër e konfeksionuar në 3 pako.

Lënda narkotike u gjet në një vend të fshehtë në makinë, modifikuar enkas në pjesën anësore të aribagut të pasagjerit, dhe e kontrolluar me anë të një mekanizmi komandash elektronike.

Ndaj dy shtetasve shqiptarë u vendos masa e arrestimit e aktualiasht ndodhen në burgun e Komos deri në pritje të procesit gjyqësor.
Sigal