Sigal

Një burrë është arrestuar në Lecce, Itali, me akuzën se ka përdhunuar për 20 vjet vajzën e tij, e cila në 2010, si pasojë e abuzimeve ka lindur një vajzë. Ai akuzohet për përdhunim dhe dhunë në familje.

Burri është arrestuar menjëherë pas denoncimit të vajzës, që në gusht gjeti kurajon për të çuar para drejtësë të atin, pas viteve të shumta dhunë seksuale.

Ai që ka inkurajuar gruan për të bërë denoncimin në polici ka qenë i dashuri aktual i vajzës, me të cilin ajo jeton në provincën e Brindisit. Ngjarjet e tmerrshme kanë nisur në 1995, kur viktima ishte akoma minorene. Konfirmimi i akuzave të gruas është bërë nga testi i ADN, ku rezultoi se fëmija që gruaja kishte ishte rezultat i një incesti.