Itali, 28 vjeçari shqiptar kapet me 150,000 euro kokainë

515
Një 28 vjeçar shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane në Busto Arsizio. Arrestimi i trafikantit erdhi pas informacioneve konfidenciale ku dyshohet se mbante drogë në një ndërtesë.
Policia e vuri në vëzhgim dhe e priti shqiptarin me iniciale E.C, në mbrëmje, kur ai mbërriti me një Mercedez.
I dyshuari u shfaq menjëherë nervoz dhe nuk pranoi që të ishte rezident në ndërtesë, por policia nuk hoqi dorë dhe me çelësat e gjetura hapi disa apartamente.
Gjatë operacionit u sekuestruan 2.5 kilogramë kokainë dhe pothuajse 4 kg marijuanë, disa peshore, një makinë të posaçme për paketimin e drogës, qese plastike si dhe materiale të tjera.
Nga një vlerësim i përafërt, vlera e drogës kap shifrën e 150,000 eurove. Shqiptari është dërguar në burgun e Busto Arsizios.
Sigal