ISIS mban përgjegjësi për sulmin e kryer në Beirut

513
Të paktën 43 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e dy sulmeve kamikaze që goditën një zonë në jug të Beirutit, e cila njihet si një nga bazat e grupit militant Hezbollah… Grupi militant ISIS ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet vetëvrasëse në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Qeveria libaneze ditën e sotme e ka deklaruar ditë zie kombëtare, shkruan BBC.
Ndërkaq, kryeministri libanez, Tammam Salam ka bërë thirrje për unitet në mënyrë që të përballojnë sulmin më të tmerrshëm në Bejrut, që pas përfundimit të luftës civile në Liban, në vitin 1990.
Sulmi është denuar edhe nga Irani, aleati kyç i Hezbollahut. Ndërkaq, sulmi është dënuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, e cila sipas një deklarate ka ‘dënuar terroristët’ që gjenden pas sulmeve terroriste.
Shpërthimet ishin pothuajse në të njëjtën kohë dhe goditën një qëndër të komunitetit shiit dhe një furrë buke. Ministri i brendshëm i Libanit Nuhad Macnuk konfirmoi se edhe një person i tretë ishte i pajisur me eksploziv, por mbeti i vrarë nga njëri prej shpërthimeve. Ndihma mjekësore ishte e menjëhershme për të asistuar të lënduarit.
Megjithatë pavarësisht dy sulmeve kamikaze, Hezbollah është i vendosur të luftojë terrorizmin. Një nga zyrtarët e këtij grupacioni u shpreh se lufta ndaj terrorizmit mbetet prioritare. 
Sigal