Dragi: Kriza e refugjatëve forcon ekonominë e BE-së, nëse menaxhohet si duhet

509
Për kreun e Bankës Qëndrore Europiane kriza e klandestinëve mund të shfrytëzohet ekonomikisht, madje sipas tij nëse menaxhohet mirë, ajo do të forconte ekonominë e Bashkimit Europian. Dragi u ka bërë thirje vendeve të inevestojnë për zgjidhjen e kësaj situate, teka ka trajtuar edhe ekonominë greke dhe problem të tjera në rajon në senacën para deputeve të parlamentit europian.
Ekonomia e Europës do të forcohej, nëse vendet anëtare të saj investojnë për të përballuar krizën më të madhe të klandestineve që ka përfshirë unionin që pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu ka deklaruar presidenti i Bankës Qëndrore Europiane Mario Dragi para ligjvënësve europianë.
“Nëse menaxhohet siç duhet, nëse invesotohet në këtë drejtim, Bashkimi Europian dhe Eurozona do të forcohen ekonomikisht në kohën e duhur,” tha Dragi në një seancë para Komitetit Ekonomik dhe çështjeve monetare në Parlamentin Evropian.
Referuar Greqisë, kreu i insitucionit më të rëndësishëm bankar në Bashkimin Europian, tha se kreditë për të varfërit duhet të mbahen nga bankat e vendit dhe bëri thirrje për ‘drejtësi sociale’. Ai gjithashtu theksoi gatishmërinë e bankës për të zgjeruar shtypjen e parave, duke u shprehur se rimëkëmbja do të forcojë gradualisht impulsin themelor të procesit të inflacionit. Krahasuar me seancat e tjera, dragi u përball me pyetje pafund nga deputetët europianë, ku madje edhe u akuzuar si zjarrvënës i krizës financiare të Irlandës. Por Mario Draghi mbrojti transparencën e Bankës Qëndrore. Ai tha se Banka Qëndrore Europiane mund të ndryshojë përfshirjen e saj me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Komisionin Europian që mbikëqyrin programet e shpëtimit të vendeve të tilla si Greqia apo Irlanda.
Sigal