ISIS, Dita e dytë e bombardimeve ruse në Siri

425
Forcat ajrore ruse kanë bombarduar sërisht në veri-perëndim të Sirisë, duke marrë nën shënjestër bazat e militantëve.
Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i mbrojtjes së shoqërisë cilivile, Tarek Balsheh, i cili u shpreh se sulmi u lançua gjatë mëngjesit të sotëm.
Bombardimet vijnë në një kohë kur pritet që Ushtria Ruse dhe ajo amerikane të zhvillojnë bisedime urgjente për shmangur një përpasje mes tyre në Siri, ku të dyja vendet po kryejnë sulme ajrore kundër shtetit islamik.
Sipas një kanali televiziv në libanez, pati gjithësej 30 goditje që tentuan të shkatërrojnë një koalicion mjaft të fuqishëm me rebelë, të quajtur Ushtria e Pushtimit.
Rusia bën të ditur se sulmet kanë si qëllim shkatërrimin e grupeve terroriste të Shtetit Islamik, por ndërkombëtarët shqetësohen për faktin se nga bombardimet mund të preken qytetarët e pafajshëm si dhe forcat që janë kundër regjimit të Asadit.
Këtë mendim e kanë shprehur edhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.
Vullnetarët e mbrojtjes së civilëve bënë me dije se 40 persona duke përfshirë 8 fëmijë mbetën të vrarë gjatë ditës së djeshme pa pasur lidhje me asnjë prej palëve.
Pavarësisht dyshimeve të arsyeshme, ministri Lavrov, thotë se për sulmet mbi Siri duhet të kërkohet informacion vetëm nga Ministria ruse e Mbrojtes. Sipas tij, çdo e dhënë tjetër është e pasaktë. Ende nuk ka një bilanc zyrtar për sulmet e ditës së sotme.
Sigal