Ishte duke hapur lokalin e tij, plagoset me thikë 42-vjeçari shqiptar në Itali. Rëndë në spital

120
Sigal

Një shqiptar ka mbetur i plagosur në Itali. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ndodhi në Monteçhio Maggiore këtë të shtunë. Mësohet se 42-vjeçari shqiptar ishte duke hapur lokalin e tij kur u godit dy herë me thikë. Po ashtu ka dyshime se ai është qëlluar nga një shtetas italian.

Shqiptari thuhet se është goditur në krah, nga një goditje që i ka shpuar mushkëritë dhe në këmbë, në lartësinë e kofshës. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.

Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t’i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin. Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ndodhet në gjendje të rëndë në spital.