Irani kritikon Arabinë Saudite për ekzekutimin e tre shtetasve të saj

491
Irani ka thirrur të ngarkuarit me punë, të Arabisë Saudite, në Teheran, për të protestuar mbi ekzekutimin e tre iranianëve në Arabinë Saudite, për trafikim të drogës.
Sipas mediave shtetërore iraniane, dënimi me vdekje i tre meshkujve, të cilët ishin dënuar për kontrabandë me sasi të mëdha të hashashit në Mbretërinë Arabe, është kryer në qytetin Dammam, më 8 nëntor.

“Vendet duhen të përmbahet nga zbatimi i vendimeve të tilla, duke respektuar marrëdhëniet bilaterale dhe duke marrë parasysh se zbatimi i dënimeve të tilla nuk do të ketë efekte pozitiv,” ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Hassan Qashqavi. Irani dhe Arabia Saudite, kanë mosmarrëveshje rreth krizave në Irak, Siri dhe Jemen, si dhe fatkeqësisë që ndodhi në Mekë, ku gjatë haxhit humbën jetën 465 iranianët, në shtator.

Vitin e kaluar, Arabia Saudite ka ekzekutuar më shumë njerëz se çdo vend tjetër, përveç Kinës dhe Irani. Shumica e ekzekutimeve në Arabinë Saudite janë me prerje të kokës, në publik.
Sigal