Interpoli lëshon sinjalin e kuq për bosin e kriptomonedhave, kush është 31-vjeçari që u zhduk pa lënë gjurmë me 40 miliardë dollarë

101
Sigal

Interpoli u ka kërkuar agjencive të zbatimit të ligjit në mbarë botën që lokalizojnë dhe arrestojnë Do Kwon, themeluesin e kriptomonedhës së dështuar Terra.

BBC bën me dije se Interpol ka lëshuar një njoftim të kuq për 31-vjeçarin, i cili akuzohet për mashtrim lidhur me kolapsin e kompanisë prej 40 miliardë dollarësh.

Një urdhër arresti u lëshua në vendlindjen e Kwon në Korenë e Jugut në fillim të këtij muaji.

Do Kwon fluturoi për në Singapor në muajin maj – përpara se Terra të kolapsonte – por autoritetet thonë se ai nuk është më atje.

Prokurorët e Koresë së Jugut i kishin kërkuar Interpolit që ta vendoste atë në listën e njoftimit të kuq – një kërkesë e cila u përmbush tashmë.

Prokurorët kanë lëshuar gjithashtu urdhra arresti për pesë persona të tjerë  të lidhur në aktivitetin e 31-vjeçarit.

Monedhat e qëndrueshme virtuale janë krijuar për të pasur një çmim relativisht fiks dhe zakonisht lidhen me një mall ose monedhë të botës reale – por vlera e Terra u shemb gjatë rrëzimit më të gjerë të kriptomonedhës të këtij viti.

Sistemi Terra Luna u shkatërrua në maj, me çmimin e kriptomonedhave që ranë afër zeros dhe pasojat goditën tregun më të gjerë të kriptovalutave.

Nga një vlerë prej 116 dollarësh në prill, një monedhë Terra tani vlen më pak se 0,0002 dollarë.

Në nivel global, investitorët në dy monedha humbën rreth 42 miliardë dollarë, sipas firmës analitike të blockchain Elliptic.