Interkonjeksioni me Shqipërinë, Maqedonia shpall tenderin

529
Kompania maqedonase e transmetimit të energjisë elektrike MEPSO ka bërë të ditur se është hapur një tender për deri në 49 milionë euro për ndërtimin e seksionit të Maqedonisë të linjës së interkonjeksionit 400 kV ndërkufitar, të planifikuar të lidhet me vendin tonë.
Lajmi është bërë i ditur nga BERZH, i cili do të realizojë financimin përmes një kredie të këtij projekti, si dhe përmes një grant të dhënë nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Luksemburgut.
Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor Lindje-Perëndim të transmetimit të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, duke përfshirë kabllo nëndetëse nga Mali i Zi në Itali, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike.
Tenderimi për kontrata konsulence pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2016/ Monitor
Sigal