‘I vaksinuar, i shëruar ose i vde*ur’/ Mjaft me taktikën e frikës!

338
Sigal

Nga Jan Schaefer, BILD

‘I vaksinuar, i shëruar ose i vdekur’- me këto fjalë të zymta e përshkruan ministri gjerman i Shëndetësisë të ardhmen e koronavirusit në vend.

Çfarë mashtrimi i shëmtuar! Çfarë zbulimi!

Edhe njëherë, një politikan i lartë ngjall me vetëdije frikën e vdekjes- në mënyrë që të largojë vëmendjen nga dështimi i tij dhe i qeverisë.

Fushata e vaksinimit ka ngecur prej muajsh. Por Spahn nuk ka bërë thuajse asgjë për t’i dhënë një shtytje.

Mesa duket ministri nuk beson më se fushata do të ketë sukses. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër se përse papritmas nuk ka në dispozicion vaksina të mjaftueshme nga Biontech.

Në pandemi, shumë qytetarë e kanë humbur besimin në aftësinë e shtetit për të vepruar. Prandaj taktikat e rinovuara të frikësimit nga Spahn janë pikërisht gjëja e gabuar!

Në vend të kësaj, vetëm diçka do ishte e saktë: një falje! Dhe shpejt.