I riu në SHBA vritet në sy të vajzës së vogël

271
Sigal

Nju Jorku u përfshi nga një tjetër valë dhune gjatë fundjavës, duke regjistruar të paktën 10 vrasje. Mes tyre ishte njëra që ka tronditur opinionin publik. Anthony Robinson, 29 vjeç, u qëllua për vdekje nga një makinë teksa kalonte rrugën me vajzën e vogël për dore. Ngjarja ka shokuar vajzën e vogël, kurse Robinson u shpall i vdekur në spital. Kjo valë krimesh vjen në kohën kur SHBA po diskuton nëse duhen shkurtuar fondet për policinë.