I ra krevati i varur në mur, humb jetën shqiptarja në Santorini. Arrestohet pronari i hotelit

15
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku si pasojë ka humbur jetën një shqiptare.

Bëhet e ditur se 59-vjeçarja shqiptare ndërroi jetë teksa punonte në një hotel në zonën e Oias në Santorini.

Sipas mediave greke, shqiptarja e paidentifikuar me emër ka qenë duke punuar në një hotel kur një shtrat i veçantë, i fiksuar në mur është shkëputur dhe i ka rënë në kokë.

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë.

Autoritetet kanë arrestuar pronarin e hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.