I mituri shqiptar vdiq në Itali natën e ndërrimit të viteve, del autopsia për 17-vjeçarin

367
Sigal

Flakët që përfshinë godinën, por edhe tymi i madh ka qenë shkaku i vdekjes së 17-vjeçarit shqiptar, Ledjan Imeraj në Itali, i cili vdiq natën e ndërrimit të viteve, pasi qendra e të miturve u përfshi nga zjarri. Ky është rezultati i autopsisë, i kryer nga mjeku ligjor Carlo Moreschi, i cili raportoi rezultatet e para në Prokurorinë Publike dhe raportin përfundimtar do ta dërgojë në javët e ardhshme.

Karabinierët e Udine kanë marrë në pyetje fëmijët dhe operatorin e pranishëm në momentin e zjarrit dhe kanë marrë të gjithë dokumentacionin në lidhje me qendrën.

Me rëndësi thelbësore për hetimet do të jetë vlerësimi i ndërtesës që i është besuar inxhinieres Federica Angeli.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa operatori 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital mund të japë detaje që do të cojnë në zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.

“Klienti im – thotë avokati Maurizio Landelli – mund të shkojë në shtëpi brenda javës. Ai është gjithnjë e më i tronditur dhe i vjen keq dhe po përjeton vazhdimisht makthin e ngjarjes”.