I çaktivizuan llogarinë e Twitter, reagon Trump: Postimet e mia kanë ndikim të madh

556
Profili i presidentit amerikan, Donald Trump, në rrjetin social “Twitter” (@realdonaldtrump), ishte deaktivizuar dje nga një punëtor i kompanisë, i cili ishte larguar nga firma. Profili ishte deaktivizuar për 11 minuta e pastaj është funksionalizuar përsëri, ka njoftuar rrjeti social “Twitter”.
Presidenti amerikanka reaguar menjëherë pas kësaj që i ndodhi. Ai deklaroi se llogaria e tij është mbyllur për shkak se postimet e tij kanë një ndikim të madh tek qytetarët. Ai eshtë një përdorues aktiv i Twitter me 41.7 milionë ndjekës
Llogaria e Presidentit amerikan u fshi për pak kohë ditën e djeshme, duke shkaktuar indinjatë dhe reagime në rrjetet sociale.
Kompania e mediave sociale tha se llogaria e Presidentit ishte “deaktivizuar” nga një punonjës, duke sqaruar më pas se ishte dita e tij fundit në punë.
Sigal